Mefail Shkodra akuzon Policinë: Ishte e skenuar dëshironin të më vrisnin – Stacioni Policor është afër por nuk erdhën

Janë bërë gati tre muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti. Nga të shtënat me armë zjarri, mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos. Si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë janë: Mefail Shkodra dhe dy djemtë…

Lajme

03/11/2025 22:55

Janë bërë gati tre muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti.

Nga të shtënat me armë zjarri, mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos.

Si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë janë: Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij.

Teksa sot Mefail Shkodra, u bë i gjallë, ai ka dhënë edhe versionin e tij lidhur me ngjarjen e 10 gushtit.

Shkodra, ka thënë se pas përleshjes me viktimat, po priste të vinte Policia që ta arrestonte së bashku me djemtë por nuk erdhën pasi sipas tij në këtë mes kishte polic të korruptuar të cilët donin ta vrasnin.

“Ne mendonim se do të vinte policia dhe do t’na arrestonte, por unë mendova në atë moment që këtë gjë ma kanë bërë ata polic që më kanë bërë të gjitha gjërat deri tash dhe e vërjeta se ishte e skenuar nga polic të korruptuar që të më vrisnin mua sepse polica është shumë afër por ata nuk erdhën jemi larguar nga vendi i ngjarjes me djemtë që t’i shpëtoj që mos të mi vrasin këta polic të korruptuar”, ka deklaruar Shkodra. /Lajmi.net/