Medina Hasani ka nevojë për ndihmë

Medina Hasani, nga fshati Kçiq i Madh i Mitrovicës vuan nga një sëmundje për shërimin e së cilës duhet edhe mjete materiale që familja nuk po arrin t’i siguroj.

Lajme

19/02/2020 21:54

Katër vjeçarja është diagnostikuar me Atrofi Spinale Muskulare, sëmundje kjo për të cilën familja ka apeluar që të ndihmohet vogëlushja që ta tejkaloj gjendjen.

Sëmundje kjo e pa trajtueshme në institucionet shëndetësore të Kosovës dhe rekomandimet e tyre janë se e njëjta duhet të dërgohet jashtë vendit.

Shuma e cila nevojitet për trajtimin e kësaj sëmundje arrin vlerën në 200 mijë euro, shumë kjo e papërballueshme duke pasur parasysh gjendjen ekonomike të familjes.