Mediet në Itali: Dzeko pranë kalimit te Juventus

Juventus thuhet se janë të lidhur me një lëvizje befasuese për sulmuesin e Romës, Edin Dzekon, i cili raportohet se ka tejkaluar sulmuesin e Napolit, Arek Milik, në listën e dëshirave të trajnerit Andrea Pirlo.

Sport

21/08/2020 13:13

‘Bianconerët’ janë në kërkim të një numri “9”, dhe në lista e dëshirave raportohet se është duke u zvogëluar.

‘Tuttosport’ pretendon se sulmuesi i Wolves, Raul Jimenez dhe kapiteni i Romës, Edin Dzeko, janë në ‘Pole Position’.

Dzeko ka nënshkruar kontratë të re me Romën vitin e kaluar, por vazhdimisht emri i tij është lidhur me skuadra si Juventus dhe Inter.

34 vjeçari në 134 paraqitje për ‘Giallorosët’ ka shënuar 70 gola në katër sezone./Lajmi.net/