Mediet gjermane: Rashica në janar i bashkohet Leverkusenit
Milot Rashica do të kompletojë transferimin te Bayer Leverkusen gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sport
Ylli i Kombëtares së Kosovës, ishte afër transferimit te Bayer Leverkusen në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, në formulën e huazimit.
Rashica isthe gati t’i bashkohej Leverkusenit si huazim deri në fund të sezonit, por transferimi dështoi në momentin e fundit sepse palët nuk ranë dakord për kushtet e opsionit të blerjes.
Sidoqoftë, 24 vjeçari ende mund të marrë lëvizjen që dëshiron, sipas Sport Bild, që pretendon se marrëveshja mund të përfundojë kur të hapet afati kalimtar i dimrit më 2 janar.
Në ‘BayArena’, Rashica do të ribashkohet me trajnerin Peter Bosz, me të cilin ka punuar në Holandë te Vitesse.
Milot Rashica ka kontratë me Werder Bremen deri në vitin 2022./Lajmi.net/