Mediat serbe “çmenden” nga mesazhi i Plisave (FOTO)

Mediat serbe kanë reaguar pas një transparenti të shfaqur nga Plisat në Marseille.

Sport

16/06/2016 11:32

“Plisat” gjenden në Francë në mbështetje të Kombëtares shqiptare.

Dhe, para ndeshjes së mbrëmshme me Francën në Marseille ata shfaqën një transparent me mesazhin: “Kosova është Shqipëri”.

Dhe, si shpeshherë ai ka zgjuar reagim nga mediat serbe, përcjell “Lajmi.net”.

“Tifozët e Shqipërisë kanë shfaqur një mesazh provokues me përmbajtje politike, që është e ndaluar me rregulla të UEFA-së”, shkruan “Blic.rs”.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.