Mediat nga Italia mohojnë lajmin se Agnelli është dorëhequr nga Juventusi

Gazetari nga Independent, Miguel Delaney, publikoi lajmin për largimin e presidentit të Juventusit, Andrea Agnellin, mirëpo një gjë e tillë nuk duket të jetë i vërtetë.

Sport

20/04/2021 21:21

Në anën tjetër, gazetari nga The Athletic i cili është përgjegjës për Serie A, ka njoftuar se Andrea Agnelli nuk është larguar, përcjell lajmi.net.

Agnelli vazhdon të mbetet president edhe pas largimit të shumë klubeve nga Superliga.

Edhe gazetari i besueshëm, Fabrizio Romano, njofton se nuk ka ndonjë konfirmim nga klubi i Juventusit për largimin e presidentit Agnelli.

 

?

Në anën tjetër, gazetari Romeo Agresti, i cili njihet edhe si i afërt me klubin e Juventusit ka mohuar plotësisht largimin e Agnellit nga Juventus./Lajmi.net/