Mediat italiane e nisin ditën me Inzaghi e Allegri – i pari qëndron, shkarkimi i të dytit kushton 80 milionë

Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri janë dy emrat më të përmendur në Serie A ditëve të fundit. Trajneri i Inter dhe ai i Juventus janë dy emrat me gjasat më të mëdha për t’u shkarkuar nga posti i trajnerit. Megjithatë, mediat italiane, që sot e kanë nisur ditën me këta dy emra, japin versione të…

Sport

20/09/2022 08:02

Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri janë dy emrat më të përmendur në Serie A ditëve të fundit.

Trajneri i Inter dhe ai i Juventus janë dy emrat me gjasat më të mëdha për t’u shkarkuar nga posti i trajnerit.

Megjithatë, mediat italiane, që sot e kanë nisur ditën me këta dy emra, japin versione të ndryshme për të dy.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter do të qëndrojë me Simone Inzaghi, duke i besuar atij edhe pak kohë për rikthimin e situatës në favorin e tij, përcjell lajmi.net.

Sa i përket Massimiliano Allegri, ky i fundit është në një pozitë më të keqe. Koha po skadon për të.

Megjithatë, shkarkimi i Allegri do t’i kushtonte shumë skuadrës së Juventus dhe ky fakt mund të jetë shpëtimi i tij. Sipas ‘Tuttosport’, shkarkimi i Allegri kushton 80 milionë.

Mbetet të shihet nëse Juve mund të gjejë ndonjë zgjidhje për postin e trajnerit. Tek Inter, situata duket më qetë. /Lajmi.net/