Mediat daneze: Shqipëri – Serbi, priten incidente (FOTO)

Mediat daneze parashikojnë incidente të reja në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në Elbasan Arena.

Sport

06/10/2015 13:19

Mediat daneze parashikojnë luftë të re mes Shqipërisë dhe Serbisë, në ndeshjen e së enjtes që luhet në Elbasan Arena.

Ato sikur luten të ndodhs sërish diçka e tillë si më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd. Sipas ekstrabladet.dk, e cila citon shkrimet e fundit të mediave shqiptare dhe atyre serbe, një luftë e re dhe një dron i ri mund të ndodhin në sfidën e së enjtes, transmeton GazetaOlle.com.

Ekstrabladet shkruan se ky takim është shumë me rëndësi për Danimarkën, dhe për këtë shkruajnë se bazuar në ndeshjen e vitit të kaluar, Ivanoviçi me shokë do të bëjnë çmos që t’u prishin punë shqiptarëve për kualifikim në Euro 2016.

Të njëjtën kohë, Danimarka luan me Portugalinë në Lisbonë.