Mediat argjentinase: Dybala mbyll marrëveshjen personale me Inter

Paulo Dybala do të jetë lojtar i Inter.

Sport

14/06/2022 19:08

Sipas mediave argjentinase, Dybala ka arritur marrëveshje personale me Interin, përcjell lajmi.net.

Lojtari do të jetë tek Inter me një kontratë katërvjeçare dhe tashmë gjithçka është vetëm punë zyrtarizimi.

Ishte e qartë qysh nga java e kaluar se negociatat kishin avancuar, kur agjenti i Dybala u pa teksa kalonte në zyrat e klubit.

‘TyC Sport’ në Argjentinë bën të ditur se ‘La Joya’ është pajtuar me të gjitha kushtet për kontratën katërvjeçare. /Lajmi.net/