Me siguri të lartë, Nicolas Maduro transportohet në gjykatën e New-York

Diktaroi tanimë i rrëzuar nga froni, Maduro i akuzuar për trafik droge dhe të armëve në SHBA, u transferua sot për në gjykatën federale në New-York. Maduro do të paraqitet para trupit gjykues disa ditë pasi forcat amerikane e kapën atë në pallatin e tij presidencial. Seanca dëgjimore, në të cilën Maduro do të njoftohet…

Bota

05/01/2026 13:46

Diktaroi tanimë i rrëzuar nga froni, Maduro i akuzuar për trafik droge dhe të armëve në SHBA, u transferua sot për në gjykatën federale në New-York.

Maduro do të paraqitet para trupit gjykues disa ditë pasi forcat amerikane e kapën atë në pallatin e tij presidencial.

Seanca dëgjimore, në të cilën Maduro do të njoftohet zyrtarisht për akuzat kundër tij, është caktuar për në mesditë. Gruaja e tij, Cilia Flores, u arrestua gjatë bastisjes dhe gjithashtu duhet të paraqitet në gjykatë. Ashtu si bashkëshorti i saj, ajo ishte një zyrtare e lartë në regjimin socialist të Venezuelës, transmeton lajmi.net.

Pamjet treguan se autoritete federale e transferuan Maduron të prangosur, nga një helikopter dhe një kamion të blinduar përpara.

Ndryshe presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi udhëheqësit autoritarë të vendit të Amerikës së Jugut se do ta “paguajnë një çmim shumë të madh” nëse nuk “bashkëpunojnë” me Uashingtonin, edhe mes shqetësimeve globale për sulmin ushtarak amerikan.

Maduro përballet me katër akuza: komplot narkoterrorizmi, komplot për importimin e kokainës, posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese dhe komplot për të poseduar mitralozët dhe pajisjet shkatërruese.

“Për më shumë se 25 vjet, udhëheqësit e Venezuelës kanë abuzuar me pozicionet e tyre të besimit publik dhe kanë korruptuar institucione dikur legjitime për të importuar ton kokainë në Shtetet e Bashkuara”, shkruan prokurorët federalë në një aktakuzë zëvendësuese të zbuluar gjatë fundjavës.

Flores përballet me tre akuza: komplot për importimin e kokainës, posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese, dhe komplot për të poseduar mitralozët dhe pajisjet shkatërruese.

Procedura të ngjashme zakonisht janë të shkurtra. Nuk do të ketë dëshmi nga dëshmitarët, të pandehurit do të kenë mundësinë të deklarojnë fajin e tyre dhe gjyqtari do të caktojë datën e ardhshme të gjyqit dhe do të trajtojë çështjen e lirimit para gjyqit./Lajmi.net/