Me para të shtetit, Telekomi i Kosovës i blen dy Iphonë 18 Pro Max ngjyrë vishnje në vlerë mbi 3 mijë euro
Institucionet e shtetit të Kosovës, me tenderet e dhëna, në vazhdimësi po e rrisin “luksin” e tyre. Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe Telekomi i Kosovës. Përmes një tenderi publik, Telekomi i Kosovës i ka blerë dy Iphone 18 Pro Max ngjyrë vishnje, në vlerë 3 mijë e 186 euro. Tenderin…
Lajme
Institucionet e shtetit të Kosovës, me tenderet e dhëna, në vazhdimësi po e rrisin “luksin” e tyre.
Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe Telekomi i Kosovës.
Përmes një tenderi publik, Telekomi i Kosovës i ka blerë dy Iphone 18 Pro Max ngjyrë vishnje, në vlerë 3 mijë e 186 euro.
Tenderin e ka fituar “SIA TECH L.L.C”, me ofertën më të ulët, ndërsa kanë dorëzuar ofertat e tyre edhe “Infinit Sh.P.K” në vlerë 3 mijë e 423 euro e 60 cent dhe “BARCON SHPK” në vlerë 3 mijë e 433 euro e 80 cent.
Sipas arsyetimit të dhënë në kërkesën për furnizim, telefonat nuk janë paraparë për përdorim të brendshëm të institucionit, por për t’u dhuruar në kuadër të një loje shpërblyese (Giveaway) në rrjetet sociale zyrtare të VALA-s.
Ky aktivitet është planifikuar të organizohet gjatë periudhës së Bartshmërisë së Numrave, me synimin që përmes shpërblimeve të ruhet baza ekzistuese e klientëve dhe të tërhiqen përdorues të rinj.
Në dokumentet e prokurimit thuhet se përmes kësaj loje synohet edhe rritja e numrit të ndjekësve në rrjetet sociale, zgjerimi i arritjes së audiencës dhe shtimi i angazhimit të përdoruesve, si dhe forcimi i prezencës digjitale të VALA-s gjatë kësaj periudhe.
Për dy telefonat e blerë me para të Telekomit të Kosovës është paraparë garanci prej 12 muajsh, e cila do të jetë e vlefshme nga momenti i pranimit të furnizimeve. /Lajmi.net/
