Me një postim në Instagram, Ronaldo konfirmon të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ai synon të "pushtojë Italinë, Evropën dhe botën" me Juventusin në sezonin 2020-21, duke shuar spekulimet se ai mund të largohet nga klubi këtë verë.

Sport

27/08/2020 22:50

Juve në fund patën një edicion disi zhgënjyes pasi, pavarësisht se mbrojtën titullin e tyre në Serie A, ata nuk arritën të fitojnë Kupën e Italisë dhe u eliminuan në raundin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.

Humbja në Evropë ndaj Lyon gjatë këtij muaji i kushtoi me shkarkim trajnerit Maurizio Sarri, me Andrea Pirlo që është emëruar si zëvendësues  i tij.

Ronaldo shënoi 37 gola në të gjitha garat në sezonin e tij të dytë me Bianconeri.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram, ylli portugez i është drejtuar fansave të tij, duke dhënë premtime të mëdha për sezonin e ri dhe duke konfirmuar se nuk e ka ndërmend largimin nga Italia. /Lajmi.net/