Më në fund vjen klipi nga Ledri dhe Dafina

‘Got your back’ sjell rikthimin e Ledrit dhe Dafinës bashkë edhe me videoklip.

ShowBiz

01/07/2014 01:46

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri bombardojnë duke sjellur videoklipin e këngës së promovuar në Videofest ‘Got Your Back’.

Ata kanë befasuar të gjithë me një ribashkim të papritur dhe për këtë videoklip po flitet shumë ditët e fundit.

Klipi është realizuar nga Max Production dhe shfaq Ledrin dhe Dafinën shumë sensualë.

Kënga është prodhim i RedBox Entertainment me beat të mrekullueshëm nga Sardi Dj dhe Arbe Blass ndërsa muzika dhe teksti janë bërë nga dyshja që po thonë se nuk janë çift.