Më në fund, Vidal transferohet në Inter
Arturo Vidal do t'i bashkohet Interit.
Sport
Inter do ta kompletojë transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal.
Fabrizio Romano nga Sky Sport raporton se Nerazzurrët në orët e ardhshme do ta finalizojnë transferimin e reprezentuesit kilian, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja me futbollistin është arritur disa ditë më parë dhe Vidal pritet që së shpejti të mbërrijë në Milano.
Vidal do të rikthehet në Serie A ku kaloi një aventurë të suksesshme te skuadra e Juventusit.
Në ndërkohë, Inter është duke punuar për shitjen e mbrojtësit Diego Godin te skuadra e Cagliarit. /Lajmi.net/
Inter are expected to complete Arturo Vidal deal on next few hours [almost done by days – he’ll be in Milano soon] and are also working to sell Diego Godin to Cagliari on a permanent deal. ?? @SkySport #Inter #FCB #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 14, 2020