Më në fund shpërthen Wirtz, goli i parë me fanellën e Liverpoolit ndaj Wolvesit

Liverpooli ka dyfishuar epërsinë ndaj Wolvesit në ndeshjen e javës së 18-të të Premier League, duke gjetur golin e dytë para përfundimit të pjesës së parë. Autori i golit për rezultatin 2:0 ishte Florian Wirtz, i cili realizoi në minutën e 42-të pas një aksioni të bukur ofensiv, transmeton lajmi.net. Gjermani u shërbye saktë nga…

Sport

27/12/2025 16:50

Liverpooli ka dyfishuar epërsinë ndaj Wolvesit në ndeshjen e javës së 18-të të Premier League, duke gjetur golin e dytë para përfundimit të pjesës së parë.

Autori i golit për rezultatin 2:0 ishte Florian Wirtz, i cili realizoi në minutën e 42-të pas një aksioni të bukur ofensiv, transmeton lajmi.net.

Gjermani u shërbye saktë nga sulmuesi Ekitike dhe e konkretizoi rastin me një goditje precize.

Ky gol shënon realizimin e parë të Wirtzit me fanellën e Liverpoolit, duke i dhënë fund pritjes së tifozëve për ta parë emrin e tij në listën e golashënuesve./lajmi.net/