Më në fund, Ronaldo pritet të aterojë në Torino

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, më në fund po ateron në Torino pas konfuzionit të fluturimit të tij nga Madeira dje.

Sport

04/05/2020 20:24

Avionit privat të Ronaldos iu mohua leja tre herë për të fluturuar nga Madridi dje, përpara se t’i jepej përfundimisht drita jeshile për të arritur në Funchal.

Portugezi pritej të hipte me familjen e tij mbrëmë, por Calciomercato.com raporton se avioni u kthye përsëri në Torino, përcjell lajmi.net.

Pavarësisht kësaj, Jornal de Madeira siguron që 35-vjeçari ka mbërritur në aeroportin Funchal më herët këtë mbrëmje.

Flightradar24 tregon avionin e tij të Gulfstream G200 Galaxy duke fluturuar drejt Spanjës, me Italinë veriore që është destinacioni i aterimit.

35-vjeçari më pas do t’i nënshtrohet karantinës 14-ditore në Itali. /Lajmi.net/