Më në fund: Manchester United arrin marrëveshje për transferimin e Bryan Mbeumo

Manchester United ka arritur marrëveshje me Brentfordin për transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo për një shumë prej 70 milionë funte, raportoi gazetari i njohur Fabrizio Romano. Sipas tij, marrëveshja përfshin pagesë të plotë prej 70 milionësh dhe kontrata me lojtarin ishte arritur që më herët. Mbeumo kishte dëshirë të kalonte vetëm te Manchester United dhe…

Sport

18/07/2025 14:04

Manchester United ka arritur marrëveshje me Brentfordin për transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo për një shumë prej 70 milionë funte, raportoi gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Sipas tij, marrëveshja përfshin pagesë të plotë prej 70 milionësh dhe kontrata me lojtarin ishte arritur që më herët. Mbeumo kishte dëshirë të kalonte vetëm te Manchester United dhe tani marrëveshja është zyrtarizuar, transmeton lajmi.net

Pas transferimit të Matheus Cunha, Mbeumo është përforcimi i radhës për “Djajtë e Kuq” në këtë afat kalimtar./lajmi.net/