Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Më në fund fitore për Bremen, paraqitje jo aq e mirë e Rashicës ndaj Freiburg

17:26 | 23 Maj 2020

Werder Bremen më në fund ka gjetur rrugën e fitores.

Skuadra e Milot Rashicës ka shënuar fitore në xhiron e dytë në Bundesliga pas rifillimit të futbollit, duke mposhtur Freiburg me rezultat minimal 0:1.

Përkundër fitores së Bremen, mund të thuhet se Miloti nuk pati një paraqitje aq të mirë, duke mos treguar shumë rrezik për kundërshtarët, shkruan lajmi.net. Ai u zëvendësua në minutën e 81′.

Fati i këtij takimi u vendos në 20 minutat e para. Ishte Bittencourt ai që tundi rrjetën e Freiburg, për epërsinë e skuadrës së tij.

Werder arritën të ruanin këtë epërsi, duke bërë që në fund të dalin me tri pikë nga kjo ndeshje.

Werder kështu numëron 21 pikë, dhe vazhdon të jetë në pozitën e parafundit në tabelë, kurse Freiburg në pozitën e shtatë mbetet në kuotën e 37 pikëve. /Lajmi.net/