Më në fund ekspertët thonë nëse gratë shtatzënë duhet të bëjnë vaksinë e COVID-19 apo jo

Ka plot raste ku është dashur shtrimi në spital dhe trajtimi intensiv.

Lifestyle

14/01/2021 12:55

Ato më të frikësuarat që nga fillimi i pandemisë kanë qenë dhe gratë shtatzënë, për shkak se kujdesen për dy jetë, të veten dhe të fëmijës, transmeton lajmi.net.

Tani që në të gjithë botën po bëhen vaksinat e Covid-19 siguria është shtuar por përsëri për ato që janë në pritje të ëmbël ekziston frika ndaj efekteve anësore.

Ekspertët e shëndetit u bëjnë thirrje që të flasin me doktorin para se të marrin vendimin. Ekspertja amerikane Amy Whitten thotë se në fakt ka pasur raste të grave shtatzëna që janë sëmurë shumë rëndë pasi u infektuan më koronavirus: Ka plot raste ku është dashur shtrimi në spital dhe trajtimi intensiv.

Ekspertja thekson se gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë më gji fëmijën nuk janë përfshirë në fazat e testimi të vaksinës së prodhuar nga disa kompani.

Kolegji amerikan i Obstetricians and Gynecologists, e sugjeron vaksinën tek këto grupe, por ekspertja thotë se për këtë duhet më parë konsulta me doktorin.

‘Është zbuluar se ndërsa vaksina nuk është studiuar veçanërisht për gratë shtatzëna, tek gratë që ngelën shtatzënë pasi morën vaksinën dhe ato që nuk u vaksinuan gjendja e tyre shëndetësore ishte e njëjtë’. /Lajmi.net/