“Me m’vra mun, a tokën nuk e lëshoj” – banorët e fshatit Bellanicë në ‘hall’ me pronësinë e tokave
Banorët e fshatit Bellanicë të Malishevës kanë vazhduar ankesat në lidhje me problemet që u dolën me pronësinë e tokave. Bëhet fjalë për 375 hektarë tokë, hapësirë kjo në të cilën parashihet të ndërtohet një park biznesi. Zanafilla e këtij problemi buron që nga viti 1958, për të vazhduar me dekada të tëra. Banorët thonë…
Lajme
Banorët e fshatit Bellanicë të Malishevës kanë vazhduar ankesat në lidhje me problemet që u dolën me pronësinë e tokave.
Bëhet fjalë për 375 hektarë tokë, hapësirë kjo në të cilën parashihet të ndërtohet një park biznesi.
Zanafilla e këtij problemi buron që nga viti 1958, për të vazhduar me dekada të tëra.
Banorët thonë se pronat janë të tyre që janë trashëguar me dekada nga paraardhësit e tyre, teksa thuhet se janë shpronësuar padrejtësisht nga shteti serb në dhjetor të vitit 1958.
“Prokuroria ka ngritur një kallëzim penal kundër disa prej banorëve të fshatit Bellanicë dhe Banjës. Prokuroria nuk ka pasur të drejtë të ngrisë aktakuzë të re derisa është në proces kjo punë. Nuk e di a bashkëpunojnë ata mes vete, ne e kemi bërë edhe një kallëzim penal ndaj një grupi kriminal. Ky zotëria ka ardhë këtu, ka pas qef me ble tokën, ka pare krejt në rregull, mirëpo derisa nuk jemi sqaruar ne, ai nuk duhej ta blinte. Ky ka pare, ne nuk kemi, tash nuk e di nëse prokuroria punon me standarte të dyfishta apo jemi të barabaratë para shtetit. Është bërë një vjedhje, me plotë kuptimin e fjalës unë në kallëzim penal e kam cekur. Me m’vra mun, a tokën nuk e lëshoj në asnjë mënyrë”, thotë një qytetar.
Sot parashihej që seanca në lidhje me këtë rast të zhvillohej, por ajo dështoi. Sipas informacioneve seanca dështoi pasi personat e paditur në gjykatë kanë ndërruar jetë./Lajmi.net/