Me libra në shtëpi, fëmijët fitojnë më shumë në të ardhmen

Sa më shumë që iu qasen librave në moshë të re, aq më shumë fitojnë burrat më pas në jetë. Kështu kanë zbuluar shkencëtarët italianë.

Fun

29/05/2018 13:39

 

Varësisht se sa libra gjejnë fëmijët në shtëpi, aq më me rëndësi është për të ardhurat e më vonshme. Ky është zbulimi i një studimi të Universitetit të Padovës.
Për këtë studiuesit kishin grumbulluar dhe shfrytëzuar të dhënat e 5800 burrave europianë, transmeton ’30 minuten.’

Fillimisht shkencëtarët ishin interesuar të merrnin vesh nëse një shkollim më i gjatë i obliguar i rrit shanset e fitimit në jetën e mëvonshme. Dhe rezultati doli: Po, çunat që vijonin shkollimin për një vit më shumë se mesatarja, si të rritur fitonin pastaj 9% më shumë.

Por gjatë hulumtimeve ata u ballafaquan edhe me një rezultat tjetër interesant: Grupi i çunave me një vit shkollor ekstra fitonin madje 21% më shumë se të tjerët, nëse në shtëpinë e tyre kishte pasur më shumë se dhjetë libra. Por, ato libra duhej të ishin të atillë që nuk kishin lidhje me shkollimin, domethënë të ishin libra që lexohen vullnetarisht.

Realisht, me këtë rast nuk është zbuluar ndonjë lidhje midis asaj se sa më shumë libra që të kenë lexuar fëmijët, iu rritet edhe paga në të ardhmen. Vendimtar është thjesht fakti që çunat janë rritur me së paku dhjetë libra në shtëpi, nuk luan ndonjë rol nëse kanë qenë 50 apo 200.

Studiuesit e theksojnë që librat në vetvete nuk janë arsyeja e vetme e pagës më të lartë më pas. Por, fëmijët që rriten me libra i kanë më të mëdha shanset të mësojnë diçkaa mbi jetën dhe universin. Është afër mendsh që amvisëritë me më shumë libra i kanë edhe ashtu më të mëdha përparësitë kulturore dhe social-ekonomike, është shprehur autori i studimit, Guglielmo Weber.