“Më është cenuar privatësia, është nxjerr nga konteksti pasi ka komunikim para dhe pas”, deputeti Bardiqi tenton ta arsyetojë mesazhin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka komentuar mesazhin e tij në telefon që u publikua nga mediat, mesazh ky që qarkulloi gjatë seancës të së hënës në mbrëmje për president. Bardiqi në një paraqitje në Debat Plus ka thënë se me publikimin e mesazhit i është shkelur privatësia. “Po e zgjedhim [Presidentin] karate, pastaj…

Lajme

28/04/2026 08:43

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka komentuar mesazhin e tij në telefon që u publikua nga mediat, mesazh ky që qarkulloi gjatë seancës të së hënës në mbrëmje për president.

Bardiqi në një paraqitje në Debat Plus ka thënë se me publikimin e mesazhit i është shkelur privatësia.

“Po e zgjedhim [Presidentin] karate, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, ishte mesazhi i Bardiqit.

“Po e zgjedhim sot karate, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, mesazhi i njërit prej deputetëve të LVV-së në seancë

E deputeti i LVV ka reaguar mbrëmë duke thënë se është nxjerrë nga konteksti dhe i është cenuar privatësia.

Ai tutje thekson se ndonëse është person publik biseda ka qenë private.

Mesazhi theksoi se është i nxjerr nga konteksti, pasi ka komunikim para asaj pjese dhe pas asaj pjesë.