Berisha: Nuk ka rregulla e as besim, po shkelet ligji në procesin për presidentin

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është deklaruar para vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, duke kritikuar ashpër zhvillimet politike dhe mungesën e konsistencës në qëndrime. Sipas tij, procesi po përcillet me mungesë të rregullave dhe besimit, ndërsa theksoi se edhe ligji nuk po respektohet. “Kur u tha se opozita do të propozojë një kandidat,…

Lajme

28/04/2026 09:58

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është deklaruar para vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, duke kritikuar ashpër zhvillimet politike dhe mungesën e konsistencës në qëndrime.

Sipas tij, procesi po përcillet me mungesë të rregullave dhe besimit, ndërsa theksoi se edhe ligji nuk po respektohet.

“Kur u tha se opozita do të propozojë një kandidat, u përmendën tre emra. Kur erdhëm këtu, ishin dy gra – gra të respektuara të Kosovës, por për 15 minuta ndryshuan fjalët. Besim nuk ka, rregulla nuk ka, ligji nuk po respektohet. Tash kemi ardhur të shohim çfarë po ndodh”, u shpreh Berisha.

Ai la të kuptohet se situata aktuale në Kuvend reflekton paqartësi dhe mungesë serioziteti në një proces të rëndësishëm institucional siç është zgjedhja e presidentit. /Lajmi.net/