LDK bojkoton edhe sot seancën për presidentin, e konfirmon Armend Zemaj

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të marrë pjesë as në seancën e sotme të thirrur për zgjedhjen e presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili dha një deklaratë të shkurtër për mediat para fillimit të seancës. “Jo, në këtë seancë jo”, u shpreh Zemaj, duke…

Lajme

28/04/2026 10:02

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të marrë pjesë as në seancën e sotme të thirrur për zgjedhjen e presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili dha një deklaratë të shkurtër për mediat para fillimit të seancës.

“Jo, në këtë seancë jo”, u shpreh Zemaj, duke bërë të qartë qëndrimin e kësaj partie për të mos u përfshirë në procesin aktual.

Mungesa e LDK-së pritet të ndikojë në zhvillimin e seancës, në një kohë kur sigurimi i kuorumit dhe konsensusi politik mbeten sfida kyçe për zgjedhjen e presidentit. /Lajmi.net/