Me energji dhe në top formë, Dafina Zeqiri aktive me koncerte në muajt e fundit të shtatzënisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë aktive në skenë dhe të performojë në vende të ndryshme, edhe pse ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë. Pavarësisht shtatzënisë, Dafina duket në formë të mirë dhe vazhdon të dhurojë energji të madhe gjatë performancave të saj, duke treguar se angazhimet muzikore mbeten pjesë…

ShowBiz

17/08/2026 20:21

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë aktive në skenë dhe të performojë në vende të ndryshme, edhe pse ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.

Pavarësisht shtatzënisë, Dafina duket në formë të mirë dhe vazhdon të dhurojë energji të madhe gjatë performancave të saj, duke treguar se angazhimet muzikore mbeten pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së saj.

Dafina dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, tashmë janë prindër të një djali, i cili ka lindur në korrik të vitit 2025.

Image

Tani familja po përgatitet për një tjetër moment të veçantë, pasi çifti është në pritje të fëmijës së tyre të dytë, një tjetër djalë.

Pavarësisht angazhimeve profesionale, Dafina po shijon edhe këtë periudhë të veçantë të jetës së saj, derisa fansat kanë vënë re energjinë dhe përkushtimin që ajo vazhdon të tregojë në skenë edhe gjatë shtatzënisë.

Këngëtarja ka qenë gjithmonë e njohur për ritmin e saj të ngjeshur të punës dhe për performancat energjike.

Edhe gjatë kësaj periudhe, ajo po mundohet të ruajë lidhjen me publikun dhe të jetë sa më aktive në koncerte.

Image