Më djegës çmimi se specat, shkon në 8 euro çmimi në Kosovë

Ngritje të çmimeve pati thuajse në secilin produkt në Kosovë.

Lajme

04/04/2022 21:22

Tashmë qytetarëve iu është shtrenjtuar jeta në secilën sferë. Përpos ngritjes së çmimit në faturën mujore të energjisë elektrike, në derivate e shumë të tjera, çmimet e produkteve ushqimore tejet të ngritura janë shqetësuese në Kosovë.

Çmimi i kilogramit në speca djegës ka shkuar në 7.99 cent.

Ky çmim i lartë i specave ka filluar të ngritet ditë më parë, e siç duket tani është bërë edhe më shtrenjtë.

Kësisoj qytetarët që duan të blejnë speca djegës, duhet të mendojnë dy herë e gjithë kjo shkaku i çmimit ekstrem në kilogram./Lajmi.net/