“Me ditë me fol fëmija me të thirr babë dhe nanë, është e vështirë”
Planqori, duket fshat i zakonshëm, por e shenjtë është vepra e një familjeje në këtë vend. Kjo shtëpi që duket si çerdhe, deri më tani është bërë strehë e 50 fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Shihen vetëm objektet, por e papërshkrueshme është përkujdesja dhe ngrohtësia që gjithë ata fëmijë kanë gjetur nga çifti Dedaj në komunën…
Lajme
Planqori, duket fshat i zakonshëm, por e shenjtë është vepra e një familjeje në këtë vend.
Kjo shtëpi që duket si çerdhe, deri më tani është bërë strehë e 50 fëmijëve pa përkujdesje prindërore.
Shihen vetëm objektet, por e papërshkrueshme është përkujdesja dhe ngrohtësia që gjithë ata fëmijë kanë gjetur nga çifti Dedaj në komunën e Gjakovës.
Bora dhe Zefi vendosen që fëmijët e tyre biologjik t’i bëjnë me dhjetëra motra e vëllezër, ndonëse jo nga gjaku, por nga bashkëjetesa, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, Zefi e përshkruan në mënyrë interesante largimin e fëmijëve nga shtëpia që për kohë të gjatë ishin bërë si familje e vërtetë.
“Me të vërtetë ka qenë e vështirë fëmijët e parë, se gjashtë vjet me e marrë fëmijën, kur ka qenë një vjeç dhe bebe tjetra, me bë me i dërgu në shkollë fillore, me ditë me fol fëmija e me të thirr si babë e si nënë është e vështirë, kur jemi nda me ta ka qenë shumë e vështirë. Por, me kalimin e kohës, kemi nisë me u adaptu dhe kanë ardh të tjerë, tjerë kanë shkuar, ka qenë vështirë, por pak më lehtë se tash jemi mësu në atë rrugë”, rrëfen ai. /Lajmi.net/