Më 9 qershor mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se më 09 qershor 2020 do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milion euro.

Lajme

02/06/2020 09:11

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria ka bërë me dije se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/