Më 23 shkurt BE-ja do të diskutojë për bllokadën e Spanjës ndaj Kosovës?

16:43 | 5 Shkurt 2018

Reagimet e Spanjës për strategjinë e re të zgjerimit të BE-së nga vendet e Ballkanit, do të jenë së shpejti temë diskutimi mes liderëve evropianë.

Sipas “Vecernje Novosti” Këshilli Evropian do të diskutojë dhe do të shqyrtojë vërejtjet e shtetit spanjoll, i cili kundërshton çfarëdo lloj përfshirje të Kosovës në strategjinë e re të BE-së për zgjerim, transmeton lajmi.net.

Sipas kësaj medie, liderët e shteteve të Evropës, në mbledhjen jo formale që pritet të mbahet më 23 shkurt, do të diskutojnë për këtë  bllokadë të Spanjës ndaj shtetit të Kosovës.

Ndryshe, gjatë ditës së nesërme në agjendën e mbledhjes së Këshillit të Evropës në Strasburg, do të prezantohet strategjia e re e zgjerimit të BE-së.

Para formulimit të kësaj strategjie, Spanja ka dërguar një varg vërejtjesh për këtë dokument, ku insistohet që Kosova mund të anëtarësohet në BE vetëm në kushte të veçanta, në një datë tjetër dhe si pjesë e Serbisë./Lajmi.net/