Më 11 maj mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për 2021

Ministria e Financave njofton se më 11 maj do të mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Lajme

04/05/2021 16:29

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10-vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 10 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës, njofton Ministria e Financave.