Me 10 lojtarë në fushë, Leeds fiton ndaj Man Cityt

Leeds United ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt si mysafire në Etihad Stadium, për t'ia shkaktuar humbjen e katërt Cityt këtë sezon.

Sport

10/04/2021 15:26

Manchester City u gjet në disavantazh qe nga minuta e 42′, kur Stuart Dallas shënoi për të hapur serinë e golave të kësaj ndeshje, raporton lajmi.net.

Pas golit të shënuar, Liam Cooper (Leeds) u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje brutale në Gabriel Jesus.

Ferran Torres në anën tjetër, shënoi në minutën e 76′ pas shumë rasteve që Citizens krijuan, dhe barazoi për 1-1.

Stuart Dallas për herë të dytë u tregoi lojtarëve të Cityt se si duhet përfunduar një aksion, për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes 2-1.

Leeds tani janë në vendin e 9-të, me 45 pikë derisa Man City mbetet në kuotën e 74 pikëve./Lajmi.net/