MD: Procedurat e ekstradimit të Xhemajl Nuhiut nisin pas vendimit të autoriteteve britanike
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se procedurat e ekstradimit të Xhemaj Nuhiut nisin pas vendimit të autoriteteve britanike për ekstradim. Nuhiu u arrestua në Londër nga policia metropolitane dhe me 30 tetor del para gjykatës për vendimin për ekstradim. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 12 gusht, pasi që…
Lajme
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se procedurat e ekstradimit të Xhemaj Nuhiut nisin pas vendimit të autoriteteve britanike për ekstradim.
Nuhiu u arrestua në Londër nga policia metropolitane dhe me 30 tetor del para gjykatës për vendimin për ekstradim.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 12 gusht, pasi që dyshohet se një ditë më parë vrau Muhamet Matoshin, në Hajvali të Prishtinës.
“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ministria e Drejtësisë për Klan Kosovën.