McKennie: Juve nuk kishin nevojë të më bindin, nder për mua

Weston McKennie është shprehur i lumtur për kalimin te Juventus.

Sport

07/09/2020 16:34

McKennie zyrtarizohej si transferim i Juventus ditë më parë, por vetëm sot është prezantuar para publikut.

Ylli amerikan ka folur për këtë lëvizje, duke thënë se nuk duhej ta bindte Juventusi, pasi ishte krenar për të.

“Vetëm ideja që të isha këtu në një klub kaq të madh më bëri të ndihem mirë”, ka thënë McKennie në një konferencë për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Nuk kishte nevojë të më bindin, sepse të isha këtu ishte ëndërr e bërë realitet”, shtoi lojtari amerikan.

McKennie luante me Schalke para kalimit te Juve, si dhe është anëtar i skuadrës kombëtare të ShBA-ve. /Lajmi.net/