McGregor për pensionimin nga UFC: Nuk më plas fare, jam i mërzitur nga kjo gjë
Conor McGregor ka zbuluar arsyen për pensionimin nga UFC.

Sport
Gjatë kësaj jave, McGregor është pensionuar nga UFC për herë të tretë në katër vitet e fundit.
Kjo ngjarje ishte paksa e papritur, pasi emri i irlandezit lidhej me disa kundërshtarë të mundshëm për një ndeshje të ardhshme.
Megjithatë, luftëtari duket të jetë mërzitur nga luftërat e UFC. Këtë dhe arsye të tjera që shtynë pensionimin, ai i ka diskutuar së fundmi në një intervistë të tijën.
“Loja thjeshtë nuk më duket më interesante, kaq. Gjithë kjo pritje. Asgjë nuk po ndodhë. Kisha disa opsione për kundërshtarë, dhe asgjë s’kishte reale për momentin. Asgjë nuk më tërheq”, ka thënë McGregor, transmeton lajmi.net.
“Ata duan të më hedhin poshtë e lartë, duke më bërë mua oferta idioteske. Vërtetë nuk më plas fare. Po e tejkaloj këtë”, ishin fjalët e irlandezit.
McGregor rikthehej në oktogon vetëm gjashtë muaj më parë, kur edhe nokautonte Donald Cerrone. /Lajmi.net/