McCain në Bondsteel, i impresionuar me ushtarët e KFOR-it (Foto)

20:30 | 13 Prill 2017

Pas vizitës së tij zyrtare në Kuvendin e Kosovës, senatori amerikan, John McCain e ka kaluar pasditen në kampin amerikan ‘Bondsteel’.

Në këtë kamp ai ka mbajtur takim më trupat amerikane, transmeton lajmi.net.

“Pjesa më e mirë e udhëtimit ishte t’i takoja djemtë dhe vajzat e SHBA-së në uniformë, faleminderit për shërbimin e juaj”, ka thënë McCain.

Ai ka kaluar kohë edhe në helikopterët e KFOR-it duke shtuar se ishte ditë mbresëlënëse.

McCain nesër do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi ku do të nderohet me çmimin “Urdhri i Lirisë”. Ky çmim, atij i ndahet për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së./Lajmi.net/

hhjgf ggr hzjgzj ghgh fghth