Mbyllet sfida shumë interesante mes Burnley dhe Arsenal

Ndeshja mes Burnley dhe Arsenal ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Sport

06/03/2021 15:21

Pierre Emerick Aubameyang ishte golashënuesi i parë në këtë ndeshje, pasi shënoi një gol në minutën e 6-të, shkruan lajmi.net.

Më pas, Chris Wood u gjete në një pozitë të mirë para golit pas gabimit të Granit Xhakës dhe kësisoj u barazua rezultati.

Në pjesën e dytë, pamë një penallti të akorduar për Gunners, mirëpo në fund VAR-i vendosi që ta anulojë atë.

Më meritori për këtë rezultat ‘pozitiv’ për Arsenalin është portieri Bernd Leno, ndërsa Nicolas Pepe dështoi t’i dhurojë pikët e plota klubit të tij duke gabuar dy herë para golit./Lajmi.net/