Mbyllet pjesa e pjesa parë, Kosova me epërsi ndaj Qipros

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Qipros e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Dardanët” kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0, derisa realizues i golit ishte kapiteni Amir Rrahmani në minutën e 30’ të ndeshjes raporton KosovaPress. Pas golit, Kosova pati edhe disa raste të mira…

Sport

15/10/2024 21:51

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Qipros e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0, derisa realizues i golit ishte kapiteni Amir Rrahmani në minutën e 30’ të ndeshjes raporton KosovaPress.

Pas golit, Kosova pati edhe disa raste të mira për gol, derisa vlen tl theksohet se në minutën e 45’ u akordua edhe një penallti po e cila u anulua për pozicion jashtë loje në dëm të Kosovës.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.