Mbyllet pjesa e pare: Tottenham – Wolves 0:0

Është mbyllur pa gola pjesa e parë në mes të Tottenhamit dhe Wolverhamptonit, e vlefshme për xhiron e tretë të Premier League. Të dyja skuadrat ishin të barabarta sa i përket posedimit të topit, por  mysafirët u treguan të më rrezikshëm në mundësitë që kishin, transmeton lajmi.net. Plot 12 herë u tentua porta e Lloris,…

Sport

20/08/2022 14:18

Është mbyllur pa gola pjesa e parë në mes të Tottenhamit dhe Wolverhamptonit, e vlefshme për xhiron e tretë të Premier League.

Të dyja skuadrat ishin të barabarta sa i përket posedimit të topit, por  mysafirët u treguan të më rrezikshëm në mundësitë që kishin, transmeton lajmi.net.

Plot 12 herë u tentua porta e Lloris, por goditjen në të shumtën e rasteve nuk ishin në kuadratin.

Nunez ishte më së afërmi për ta gjetur rrjetën për “Ujqërit”, por topi nuk shkoi në rrjetë për vetëm pak centimetra.

Në anën tjetër Harry Kane ishte afër ta gjente golin po ashtu, por dështoi nga afërsia.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesën e dytë. /Lajmi.net/