Mbyllet pjesa e parë: Shkupi – Ballkani 1:1

Ka përfunduar pjesa e parë në Maqedoninë e Veriut. Shkupi dhe Ballkani janë ndarë baras 1:1 në 45 minutat e para në kuadër të ‘Play Offit’ për Ligën e Konferencës. Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë interesante, me disa raste shënimi, transmeton lajmi.net. Ishin shkupjanet që fillimisht kaluan në epërsi, kur në minutën…

Sport

18/08/2022 21:49

Ka përfunduar pjesa e parë në Maqedoninë e Veriut.

Shkupi dhe Ballkani janë ndarë baras 1:1 në 45 minutat e para në kuadër të ‘Play Offit’ për Ligën e Konferencës.

Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë interesante, me disa raste shënimi, transmeton lajmi.net.

Ishin shkupjanet që fillimisht kaluan në epërsi, kur në minutën e 19` shënoi Adetunji.

Por, suharekasit u kundërpërgjigjen shpejt, pasi vetëm katër minuta më vonë gjetën golin.

Albion Rrahmani shënoi në të 23`, për të barazuar rezultatin në 1:1.

Pas dy golave të shpejt nga secila skuadër, u krijuan edhe raste të tjera, por rrjeta më nuk u tund.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se cili do të jetë epilogu përfundimtar i ndeshjes./Lajmi.net/