Mbyllet pjesa e parë: Real Madrid në disavantazh ndaj Celtas

Celta Vigo befasisht është në epërsi ndaj Real Madridit në "Santiago Bernabeu".

Sport

12/09/2021 21:48

“Los Blancos” janë duke u mposhtur me rezultat 1 – 2, shkruan lajmi.net.

Mina kaloi Celtan në epërsi pas vetëm katër minutave duke përfituar nga një gabim në mbrojtje.

Karim Benzema u asistua nga Federico Valverde dhe realizoi gol të bukur për të barazuar rezultatin (24′).

Mirëpo, pas shtatë minutave, Cervi pas një kundëraksioni realizoi gol shumë të bukur (31′).

Benzema arriti të shënoi prapë, mirëpo u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: 1 – 2./Lajmi.net/