Mbyllet pjesa e parë në ‘Emirates’: ‘Gunners’ në ‘qiell të shtatë’, epërsi e lehtë ndaj Liverpool

Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes Arsenal – Liverpool. Një ndeshje me ritëm të lartë është zhvilluar në 45 minutat e para në ‘Emirates’, mes Arsenal dhe Liverpool, shkruan lajmi.net. Takimi mori flakë me golin e hershëm të brazilianit Gabriel Martinelli, i cili i dha epërsinë ‘Gunners’ qysh në minutën e 1’. Me…

Sport

09/10/2022 18:24

Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes Arsenal – Liverpool.

Një ndeshje me ritëm të lartë është zhvilluar në 45 minutat e para në ‘Emirates’, mes Arsenal dhe Liverpool, shkruan lajmi.net.

Takimi mori flakë me golin e hershëm të brazilianit Gabriel Martinelli, i cili i dha epërsinë ‘Gunners’ qysh në minutën e 1’.

Me epërsinë e hershme, Arsenal ishin më komodë të qëndronin prapa, por kjo i dha shumë liri Liverpoolit.

Skuadra e Jurgen Klopp administroi lojën dhe arriti të barazonte shifrat në minutën e 34’.

Golin e gjeti sulmuesi i transferuar në merkaton e fundit, Darwin Nunez, i asistuar nga Luis Diaz.

Kur mendohej se skuadrat do të shkonin në pushimin 15 minutësh me rezultatin e barabartë, në skenë doli përsëri Martinelli, me një vrapim të shkëlqyer, por kësaj radhe për të asistuar për Bukayo Saka, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Saka shënoi në minutën 45+4’.

Liverpool duhet të bëjë shumë për  të rikthyer rezultatin në favorin e saj në pjesën e dytë. Punë e vështirë edhe për lojtarët e Mikel Arteta që të mbajnë këtë epërsi. /Lajmi.net/