Mbyllet pjesa e parë, Interi në epërsi ndaj Empolit

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve në Serie A.

Sport

27/10/2021 21:35

Skuadra e Interit është duke avancuar 0-1 ndaj Empolit, shkruan lajmi.net.

‘Nerazzurët’ që nga fillimi i ndeshjes ishin më kërkues në tentim të gjejnë golin e epërsisë.

Pas tentimeve të shumta ishte Danilo D’Ambrosio ai që i dha epërsinë Interit në min e 34′.

D’Ambrosio shënoi një gol të bukur në kokë pas asistimit të Alexis Sanchez.

Deri në fund gola më nuk pati, dhe kështu Interi shkon në pushim në epërsi minimale 0-1.

Në ndeshjën tjetër mes Cagliarit dhe Romës pjesa e parë është mbyllur baras 0-0.

Pavarësisht rasteve rrjetat nuk janë tundur ende dhe ekipet kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë. /Lajmi.net/