Mbyllet pjesa e parë: Chelsea në avantazh ndaj Tottenham
Ka përfunduar pjesa e parë e zjarrtë në derbin e Londrës. 1:0 është në avantazh ekipi i Chelseat ndaj ‘Spurs’. Gjatë 45 minutave të para ishin ‘Blutë e Londrës’ që e dominuan ndeshjen. Në epërsi kaluan në minutën e 19`, kur pas një harkimi nga Marc Cucurrela, Kalidou Koulibaly shënoi një supergol. Pas golit të…

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë e zjarrtë në derbin e Londrës.
1:0 është në avantazh ekipi i Chelseat ndaj ‘Spurs’.
Gjatë 45 minutave të para ishin ‘Blutë e Londrës’ që e dominuan ndeshjen.
Në epërsi kaluan në minutën e 19`, kur pas një harkimi nga Marc Cucurrela, Kalidou Koulibaly shënoi një supergol.
Pas golit të avantazhit, Chelsea kishte sërish mundësinë të dyfishonin epërsinë, por nuk arritën.
Në anë tjetër edhe Tottenham ishin të rrezikshëm në disa raste.
Por, pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Chelseat./Lajmi.net/