Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Valencias dhe Real Madridit

Ka përfunduar pjesa e parë mes Valencias dhe Real Madridit.

Sport

19/09/2021 21:50

Dy skuadrat janë duke zhvilluar ndeshje ofensivë, por pa gola, shkruan lajmi.net.

Real Madrid ka dominuar në çdo aspekt, por të pafat në finalizimin e aksioneve.

Valencia ka provuar disa herë përmes kundëraksioneve, mirëpo gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Rasti më i dyshimtë ishte penalltia e mos akorduar e arbitrit për Vinicius Junior, ku u pa që ishte kontakti, por referi mendoi ndryshe.

Mbetet të shihet nëse do mbetet ky rezultat edhe në pjesën e dytë./Lajmi.net/