Mbyllet merkatoja e dimrit – këto janë lëvizjet më interesante të ditës së fundit
Është mbyllur edhe zyrtarisht merkatoja e dimrit në futboll.
Sport
Skuadrat evropiane kanë bërë lëvizjet e tyre për t’u përforcuar për vazhdimin e sezonit.
Kjo merkato ka treguar disa lëvizje prej më interesanteve, si ajo e Ferran Torres, Robin Gosens, Luis Diaz, e shumë lëvizje të tjera.
Por, si gjithmonë, dita e fundit është dita më e ngarkuar e merkatos, përcjell lajmi.net. Sot janë bërë disa lëvizje, nga të cilat ajo e Vedat Muriqit ishte kryesorja për kosovarët, kurse në futbollin evropian lëvizja e Eriksen ishte më e bukura.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa prej transferimeve më interesante në këtë merkato.
Muhamed Dubova nga Gjilani te Dubniva
Aaron Ramsey nga Juventus te Rangers
Reinildo nga Lille tek Atletico Madrid
Myrto Uzuni nga Ferencvaros te Granada
Lo Celso nga Villarreal te Tottenham
Kemal Ademi nga Khimki te Paderborn
Van de Beek nga Man Utd tek Everton
Durmishi nga Lazio te Sparta Rotterdam
Inaki Penya nga Barcelona te Galatasaray
Denis Zakaria nga Monchengladbach te Juventus
Julian Alvarez nga River Plate te Man City
Christian Eriksen te Brentford, si lojtar i lirë
Frank Lampard trajner i Everton
Thuhet se Pierre Emerick Aubameyang ka shkëputur kontratën me Arsenal dhe mund të nënshkruajë edhe nesër me Barcelonën, meqë është lojtar i lirë.
E njëjta situatë vlen edhe për Dele Alli, i cili ka kompletuar më herët dokumentat për kalimin te Everton, por mungoi njoftimi.
Mbetet të shihet nëse këta dy të fundit konfirmohen nesër ose gjatë ditëve në vijim. /Lajmi.net/