Haradinaj ngushëllon Ilir Metën për humbjen e babait
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se lajmin për vdekjen e Rexhep Metës e ka pranuar me pikëllim, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për…
Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se lajmin për vdekjen e Rexhep Metës e ka pranuar me pikëllim, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për familjen Meta në këto momente të vështira.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Bashkëndjejmë me Presidentin Meta, familjen e ngushtë dhe të gjithë të afërmit për këtë humbje. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen, ndërsa i ndjeri u prehtë në paqe!”, ka shënuar Haradinaj.