Marrëveshja e Ohrit, Hoxhaj: Kurti tha se është valide, tregon se sa e pafytyrë ka qenë politika e tij
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka folur lidhur me Marrëveshjen e Ohrit. Hoxhaj tha se deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti tregojnë, sipas tij, mospërputhje, sepse ai vlerësoi se Kurti më herët e kishte konsideruar marrëveshjen të pavlefshme, ndërsa tani po e trajton atë si valide.…
Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka folur lidhur me Marrëveshjen e Ohrit.
Hoxhaj tha se deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti tregojnë, sipas tij, mospërputhje, sepse ai vlerësoi se Kurti më herët e kishte konsideruar marrëveshjen të pavlefshme, ndërsa tani po e trajton atë si valide.
“Ajo se çfarë tha z.Kurti mbrëmë, tregon se sa e pafytyrë ka qenë politika e tij dhe politika e jashtme e Kosovës. Ai e ka shpallur këtë marrëveshje të vdekur, edhe në Kuvend edhe në media edhe ka thënë që pa nënshkrim s’ka marrëveshje”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Sipas Hoxhajt, ata do të vazhdojnë ta kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe sips tij, nuk e mbështesin zbatimin e saj.
“Mbrëmë ai tha që kjo marrëveshje është valide, e ka pranuar, është në rregull e në të njëjtën kohë ne e kemi kundërshtuar, e kundërshtojmë edhe sot dhe nuk do ta zbatojmë asnjëherë, sepse kjo marrëveshje është marrëveshja e parë në histori që kanë arritur ndonjëherë shqiptarët e Kosovës dhe Kosova, e cila e përjashton atë se çka është Kosova”, tha ai.