Mbyllet Kukësi-Rudar, rezultat i papritur
Kukësi nuk arrin të fitojë në ndeshjen e parë të Ligës së Europës ndaj Rudar Pljevlja, teksa pas 90 minutave rezultati që prodhoi ndeshje ishtë barazimi 1 – 1.
Sport
Ndeshja nuk pati një ritëm të lartë, kjo nisur edhe nga fakti që ekipet stërviten prej pak kohësh, dhe shpesh janë trajnerët që kërkojnë të motivojnë ekipet e tyre me direktivat që japin nga minuta në minutë.
Rezultati do të zhbllokohej që në fraksionin e parë të lojës, teksa braziliani Rangel debuton me gol duke shënuar me kokë në minutën e 32të. 1 – 0 përfundon pjesa e parë, ndërsa në të dytën Rudar rrit presionin dhe kërkon golin. Kukësi qëndron prapa, ndërkohë që në daljet përpara nuk ka forcën e duhur dhe as idetë.
Ngulmimi i malazezëve do të shpërblehej në minutën e 72të, kur portieri Radanoviç shënon nga pika e bardhë e 11 metërshit. Vetëm tre minuta më parë Ivanoviç goditi shtyllën për Rudarin, ndërsa në të 84tën ata kanë mundësinë më të mirë për të shënuar me Jovanoviç, por sulmuesi i Rudarit i vetëm me Koliçin, tenton parabolën, por pa suksese pasi pret portieri i Kukësit.
Minutat kalojnë, por deri në vërshëllimën e fundi nuk ka ndryshim rezultati dhe lkualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit.
Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.