Mbyllet Kosovë-Estoni, kush e ka pritur këtë rezultat?
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje nga Estoania.
Sport
Estonezët e fituan ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë me rezultat të pastër, 31:17, përcjellë “lajmi.net”.
Mysafirët e kishin epërsinë gjatë gjithë kohës, pasi që e fituan edhe pjesën e parë, 13:7.
Sfida u zhvillua në palestrën “Shahi Nushi”, ku atmosfera nga publiku gjakovar ishte impozante. /Lajmi.net/