Mbyllet Curva Nord e Interit

Gjykata sportive e Serie A ka mbyllur për një ndeshje sektorin Curva Nord të stadiumit të Interit, Giuseppe Meazza, pas fyerjeve racore në drejtim të disa futbollistëve të Juventusit gjatë ndeshjes së tyre të shtunën. Tribuna e dytë prapa portës – ku zakonisht paraqiten tifozët Ultras të Nerazzurrëve – do të jetë e mbyllur për…

Sport

17/09/2013 14:07

Gjykata sportive e Serie A ka mbyllur për një ndeshje sektorin Curva Nord të stadiumit të Interit, Giuseppe Meazza, pas fyerjeve racore në drejtim të disa futbollistëve të Juventusit gjatë ndeshjes së tyre të shtunën.

Tribuna e dytë prapa portës – ku zakonisht paraqiten tifozët Ultras të Nerazzurrëve – do të jetë e mbyllur për duelin Inter-Fiorentina, më 26 shtator.

Gjykata sportive ka njoftuar se vendimi për dënimin e sektorit të stadiumit erdhi pas: “fyerjeve racore në minutën e 15-të të pjesës së parë, dhe minutat 10 dhe 15 të pjesës së dytë”, në drejtim të dy futbollistëve të Juventusit, mesfushorit Paul Pogba dhe mbrojtësit të majtë Kwadwo Asamoah.